Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Parashikimi i motit për fundjavën, 12 dhe 13 nëntor 2022

Parashikimi i motit për fundjavën, 12 dhe 13 nëntor 2022

22:23, 11/11/2022
A+ Aa A-

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intensit të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobta bore. 

Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.  Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karaktërit lokal. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit. 

Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco