VIDEO-SYRI TV/ Fier, banorët e fshatit Sulajt në protestë: Në 30 vjet, asnjë investim!

14:18, 10/11/2022
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Sulaj në njësinë administrative Dërmënas në Fier, u ngritën në protestë për mungesën e investimeve në infrastrukturë, kanalizime dhe shërbime. Banorët shprehen se për investimet janë diskriminuar për shkak të bindjeve politike. Pas protestës reagoi bashkia Fier, duke premtuar investime.

Nga SYRI TV

Mungesën e investimeve në fshatin e tyre, banorët e fshatit Sulaj e lidhin me përkatësitë dhe bindjet politike. Sipas banorëve, fshati Sulaj është i vetmi në Dërmënas, që nuk ka njohur asnjë investim, madje edhe pse vetë kryebashkiaku i Fierit u ka bërë jo pak premtime.

Siç shihet nga pamjet, në fshat rruga është krejtësisht e amortizuar, qendra shëndetësore është jashtë funksionit, ndërsa banorët përballen dhe me mungesën e ujit.

Pas protestës ka reaguar edhe bashkia Fier nëpërmjet drejtoreshës së shërbimeve publike Gazmira Plesati, e cila tha se rruga e fshatit Sulaj do të përfshihet në projektet e investimeve në vijim.

Për shkak të mungesës së investimeve dhe pamundësive ekonomike, banorët e fshatit Sulaj u shprehën gjatë protestës se shumë bashkëfshatar të tyre po largohen në emigrim.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco