Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari

Pritet grip më agresiv, qarkullon virus i tipit A në Shqipëri

Pritet grip më agresiv, qarkullon virus i tipit A në Shqipëri

14:43, 30/10/2022
A+ Aa A-

Dimër i ashpër parashikohet përsa i përket situatës epidemiologjike ky i sivjetmi në Shqipëri.

Mungesa e qarkullimit të virusit të gripit gjatë viteve të pandemisë covid thonë ekspertët, mund të shkaktojë një numër të lartë të infektuarish dhe sipas tyre virusi i gripit është edhe më kokëfortë se sa ai i covid , sidomos tek të sëmuret kronikë.

Deri më tani është thënë se qarkullon virusi i tipit A , por ende nuk është përcaktuar nëntipi i tij.

“Pritet që të kemi një sezon gripi, është sëmundja më e paparashikueshme. Mungesa e qarkullimit të gripit gjatë dy viteve të fundit dhe mund të sjellë rritje të niveleve të gripit, siç ka ndodhur në Hemisferën Jugore”- shprehet Silva Bindo.

Ndërkohë që situata me covid duket më e zbutuar ekspertët bëjnë thirrje të mos ndalet vaksinimi pasi mund të rritet numri i infektimeve, por jo i hospitalzimeve apo i vdekjeve .

“Rekomandimi i ISHP është që të dyja vaksinat të bëhen njëkohësisht. Të moshuarit të vaksinohen në të njëjtën ditë në krahë të ndryshëm”– shton Bino.

Edhe pse ritmet e vaksinimit ndaj covid kanë rënë ndjeshëm, qeveria vazhdon të blejë sasi vaksinash pranë kompanisë Pfizer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco