Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Protesta/ Punonjësit e Call Center: Pagat s'janë rritur prej 10 vitesh, do futemi në grevë urie

21:14, 28/10/2022
A+ Aa A-

Operatorët Telefonikë janë ngritur në protestë për kushte më të mira pune.

Teksa ngrenë shqetësimin se nuk paguhen për ditët e festave shqiptare dhe pagat nuk u janë rritur prej 10 vitesh, ata paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë nëse kushtet vijojnë të mbeten të njëjta.   

Përfaqësues të Sindikatës Kombëtare të Operatorëve Telefonikë kanë protestuar këtë të premte për kushte më të mira në punë.

Konkretisht ata kërkojnë pagesa për ditët e festave shqiptare, paga të barabarta të operatorëve si dhe rritje të pagave, që sipas tyre prej 10 vitesh kanë mbetur të pandryshueshme, pavarësisht krizave ekonomike.

Operatorët telefonikë thonë se do të futen në grevë urie nëse kërkesat e tyre për pagat nuk merren parasysh.

Në përgjigjen që i është kthyer ankesës së Sindikatës së Operatorëve Telefonikë pak muaj më parë, edhe Inspektorati i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka evidentuar se nga ana e subjektit që operon në Call Center, janë evidentuar shkelje sa i përket pagës dhe kushteve të punës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco