Lezhë, krizë për fermerët e ullirit. Gjin Marku: Ka prodhim të bollshëm, s`ka treg

18:18, 27/10/2022
A+ Aa A-

Teksa fermerët kanë nisur të vjelat e para të ullirit, shqetësimi i tyre kryesor është mungesa e tregut për shitje. Gjin Marku, është një fermer nga fshati Troshan në Lezhë, i cili ka një platancion me 200 rrënjë ullinj, të cilët janë në prodhim të mbarë.

Por teksa po bëhet gati për të mbledhur prodhimin, Gjin Marku shprehet se deri tani nuk ka siguruar treg për shitjen e tij.

“Treg kemi s’kemi, është problem. E ruajme vajin deri në vitin tjetër. Vitin tjetër e shesim, e falim” shprehet Marku.

Ai thotë se çmimi aktual i shitjes së ullirit nuk mbulon as kostot. 

Shteti nuk e ka mbështetur me subencione, ndërsa bashkia nuk ka bërë asgjë për të siguruar ujitje. Të dyja këto, shtojnë kostot për fermerin.

“Plehrat kimike janë shtrenjtuar, pesticidet janë shtrenjtuar, ka shumë problem kjo punë. Nuk të mbët leverdi sepse ke punime, ke krasitje, ke spërkatje, ke herbicide. Megjithatë të na sjellin ujin, na shpëtojnë, uji është numër një. Subvencione nga shteti nuk kemi marrë” 

Fermerët në fshatin Troshan të Lezhës, po e kthejnë në traditë kultivimin e ullirit, ndërkohë që kanë organizuar dhe një panair lokal për të promvouar varietetet dhe vajin e zonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco