Zbulohet vendbanimi i periudhës së Neolitit në Pogradec, Zeqollari: Vend tërheqës për turistët

Zbulohet vendbanimi i periudhës së Neolitit në Pogradec, Zeqollari: Vend tërheqës për turistët

19:52, 10/09/2022
A+ Aa A-

Një tjetër vendbanim prehistorik, është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon. Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut dhe shteteve të rajoni, prej pak ditësh kanë nisur në këtë zonë fazën e 3-të të gërmimeve studimore.

Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800-8000 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit "palafit" në Buqezë.

Për Drejtorin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Pogradec Ledjan Zeqollari ky vendbanim është një tjetër vlerë e shtuar për turizmin e Pogradecit.

Ky është vendbanimi i dytë më i madh i zbuluar në Pogradec ndërsa krahasuar me vendbanimin palafit në Buqezë të Linit rezulton të paktën 500 vjet më përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco