Mbyllen shkollat dhe shtëpitë bosh në Mallakastër, banorët: Rinia detyrohen ta braktisin fshatin

Mbyllen shkollat dhe shtëpitë bosh në Mallakastër, banorët: Rinia detyrohen ta braktisin fshatin

16:10, 10/09/2022
A+ Aa A-

Bujqësia dhe blegtoria në Mallakstër po kthehen në një mollë të ndaluar për banorët e kësaj zonë. Shkak për këtë është bërë mungesa e krahut të punës. Braktisja masive e fshatit nga rinj është kthyer në një fenomen në të gjithë qarkun e Fier.

Fshatrat e Mallakastrës, të njohura për prodhimet cilësore bujqësore dhe blegtorale, po vuajnë pasojat e mungesës së krahut të punës.

Shkak është bërë emigrimi masiv i të rinjve, teksa shumë prej tyre kanë lënë djerrë tokat në shtëpi, pasi kanë leverdi të punojnë argat në Greqi.

Shkak për këtë braktisje të fshatit është bërë mungesa e investimeve nga ana e shtetit sa i përket subvencioneve dhe pikave të grumbullimit.

Ata pak banorë te mbetur që i janë përkushtuar bujqësisë, tregojnë vështirësitë e mëdha për gjetjen e krahut të punës, teksa theksojnë se mundi i tyre në shumë raste shkon dëm.

Selishta është ndër 13 fshatrat e Cakranit, që është prekur më së shumti nga plaga e shpopullimit, teksa shkolla është mbyllur e në fshat nuk kanë mbetur më shumë se 20 familje.

E njëjta panorame si në Mallakastër është në gjithë fshatrat e jugut të vendit, ku bujqësia do duhej të ishte injektor i zhvillimit të ekonomisë lokale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco