VIDEO-SYRI TV/ Mësuesia në krizë, studentët nuk e duan: Duam degë që ofrojnë punësim!

14:07, 09/09/2022
A+ Aa A-

Degët e mësuesisë në universitetet e vendit janë në krizë për studentët. Artur Prifti, drejtues i kurikulave në universitetin e Korçës, e cilëson situatën në degët e mësuesisë si problem kombëtar. Nga ana tjetër, vet të rinjtë tregojnë se kanë interes të studiojnë në degë që ofrojnë mundësi punësimi të shpejt brenda dhe jashtë vendit. Ndjekim Sidorela Xhomaqin nga Korça.

Nga SYRI TV

Mësuesia është problem kombëtar! Kështu e cilësojnë drejtues të universitetit të Korçës situatën me regjistrimet e të rinjve në degët e mësuesisë.

Pasi ka nisur faza e katërt e regjistrimeve në universitete, Drejtori i Kurikulave në universitetin “Fan Noli” në Korçë, Artur Prifti, tregon se në degët e mësuesisë ka shumë pak regjistrime. Ai thotë se interesi më i lartë është në degët e infermierisë, të cilat tashmë shërbejnë si pasaporta largimi për të rinjtë drejt vendeve të BE.

Këtë gjë e konfirmojë dhe vet të rinjtë. Disa të intervistuar, shprehen se kanë zgjedhur të studiojnë në degë të cilat u japin mundësi të gjejnë punë shpejt apo të largohen nga Shqipëria.

Në përfundim të raundit të parë, 157 studentë kanë aplikuar në fakultetin e Shkencave, në degët e Infermierisë, 104 studentë në fakultetin e Edukimit si edhe si edhe 93 në fakultetin Ekonomik.

Gazetare: S.Xhomaqi

Redaktor: J.Hoxhaj

Montazhier: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco