VIDEO-SYRI TV/ Shkatërrohet aksi rrugor Pogradec-Plloçë, asfalti çahet tërthorazi dhe vertikalisht

15:40, 08/09/2022
A+ Aa A-

Disa muaj pas ndërhyrjes për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e zeza, lihet pa u rehabilituar rruga Pogradec-Plloçë. Karrexhata e rrugës është ngushtuar duke u bwrw burim aksidentesh. Bashkia Pogradec justifikohet se rruga nuk është kthyer në gjendjen e mërpashme pasi nuk kanë përfunduar punimet.

Nga SYRI TV

Aksi kombëtar nga Pogradeci në Qafë Plloçë është shkatërruar nga punimet që janë kryer për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Karrexhat e rrugës ku kalojnë mijëra makina çdo ditë, është ngushtuar nga prerja e asfaltit në gjithë gjatësinë e rrugës, ndërsa prerje janë bërë edhe në mes të karrexhatës.

Ky aks kalon përmes disa fshatrave të Pogradecit, banorët e të cilëve gjithashtu e përdorin rrugën çdo ditë. Ata shprehen se ndihen të rrezikuar për shkak të aksidenteve, pasi rruga nuk ka trotuare, sinjalistikë apo bankina shtesë për të lehtësuar lëvizjen.

Rreziku më i madh është për fëmijët, të cilët pas pak ditësh nisin shkollën dhe aksi kombëtar Pogradec-Plloçë është e vetmja mundësi për të kaluar. Për ekspertin e sigurisë rrugore, Lumturim Çorbaxhi, rruga është burim aksidentesh për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe ndërhyrjeve që janë kryer në të.

Aktualisht në këtë aks nuk po kryhet asnjë punim. Bashkia Pogradec si autoriteti kontraktor për kryerjen e ndërhyrjes në karrexhatën e rrugës, e justifikon shkatërrimin e asfaltit dhe bankinave të këtij aksi me ndërtimin e kanalizimeve, por nga ana tjetër, nuk jep një afat se kur rruga do të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Aksi rrugor prej 2.2 km është e vetmja arterie që të çon drejt Korçës. Gjatë ditës ajo ka një fluks të lartë automjetesh që lëvizin në të, ndërsa rruga përdoret edhe nga banorët vendas. për shkak të mungesës së elementëve të sigurisë, aksi është përgjakur shpesh nga aksidente të rënda automobilistike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco