Shi dhe temperatura të ulëta Geshtenja e egër

Shi dhe temperatura të ulëta

07:08, 04/05/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtrsat e larta të atmosferës të cialt po mbajnë në vendin tonë reshje shiu dhe temperatura të ulëta. 

E mërkurë 4 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në mesditë duke e pasuar nga reshje dhe stuhi lokale . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/18°C
Zona e ulët          7/23°C
Zona bregdetare  10/22°C

Kosova, e mërkurë 4 maj 2022

Moti do të jetë me mjegull dhe kthjellime dhe vranësira me reshje të izoluara në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 18°C -20°C .

E enjte 5 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në Jug-lindje , nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/24°C
Zona e ulët          9/26°C
Zona bregdetare  11/23°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco