VIDEO SYRI TV/ Inceneratori i Fierit gllabëron miliona nga buxheti, punëtorët 4 muaj pa rroga

VIDEO SYRI TV/ Inceneratori i Fierit gllabëron miliona nga buxheti, punëtorët 4 muaj pa rroga

18:03, 29/04/2022
A+ Aa A-

30 punëtorë të inceneratorit të Fierit prej 4 muash nuk marrin rrogat, ndërkohë që kompania merr çdo muaj miliona lekë nga qeveria për depozitimin dhe incenerimin e plehrave. Punëtorët e djegësve shprehen se administratorët po i mashtrojnë çdo ditë se do paguhen, por deri tani nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Për pasojë ata janë detyruar të marrin boxhe për të ushqyer familjet e tyre.

SYRI TV

Edhe pse qeveria dhe bashkia i jep çdo muaj miliona euro inceneratorit të Fierit për depozitimin e mbetjeve, punëtorët e këtyre djegësve kanë 4 muaj pa u paguar.

Ata shprehen se për të siguruar jetesën janë zhytur në borxhe ndërsa nga administratorët e inceneratorëve u është premtuar se do të paguhen, por deri tani i kanë gënyer pasi nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga pagat e prapambetura.

Nga ana tjetër edhe deputeti i Qarkut Fier, Luan Baçi tha se mosdhënia e pagave të punonjësve është skandaloze, pasi kompania ka fonde pasi merr çdo muaj pagesa nga shtetit.

Inceneratori i Fierit është në sekuestro nga SPAK për shkak të dyshimit se pronarët e kompanisë kanë abuzuar miliona euro nga qeveria për një shërbim të pakryer, atë të incenerimt të plehrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco