Problemet e transportit urban tek personat me spektrin autik/ Bajrami: 85% e stacioneve të papërshtatshme

Problemet e transportit urban tek personat me spektrin autik/ Bajrami: 85% e stacioneve të papërshtatshme

13:19, 29/04/2022
A+ Aa A-

Personat me Çrregullime të Spektrit Autik, hasen me problematika të shumta gjatë përditshmërisë së tyre.

Një ndër shqetësimet që shpalosën këtë të enjte Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me Çrregullime të spektrit Autik dhe personat me aftësi të veçanta, ishte mungesa e kushteve në transportin publik.

Edhe prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, hasin vështirësi të shumta me transportin, ndërsa kërkojnë të shtohet ndërgjegjësimi nga shoqëria. 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vëren se Shqipëria është ende larg standardeve për garantimin e aksesit në transport, për personat me aftësi ndryshe.

Krahas problematikave me transportin, elementë shqetësues për këtë kategori janë pengesat infrastrukturore, kufizimet në informacion dhe mungesa e ndërgjegjësimit nga shoqëria.

E ftuar për të folur më shumë në lidhje me këtë problematikë në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ishte Egantina Bajrami ,Drejtore e Klubit të prindërve të fëmijëve me spektrin autik.

"Problematika e parë është se nuk kemi qendra të hapura nga institucionet përkatëse.

Ajo çfarë nuk është futur në kulturë është se nuk duhet të trajtohet vetëm fëmijët me këtë spektr por  gjithë familja pasi këta fëmijë kërkojnë një vëmendje të veçantë", u shpreh Bajrami.

Lidhur me mobilitetin e personave autik në Tiranë dhe projektit të kërkuar nga shoqata mbi lehtësimin e udhëtimit brenda Tiranës, Bajrami tregoi se për ta nuk ka rëndësi se çfarë spektri ke por se çfarë je i aftë t’i jashpësh këtij vendi.

E përsa ju përket vështirësive që ky target-grup has çdo ditë sapo del nga shtëpia, ajo tregoi: 

"Problemi më i madh është tek ata mbi 18 vjeç dhe në momentin që futen në autobus ndeshen me diskriminim. Të parët janë faturinot të cilët kanë një komunikim shumë të gabuar.

Kur projektuam projektin pamë që 85 përqind e stacioneve të urbaneve ishin të papërshtatshëm për këta persona."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco