Rikthehet shiu

Rikthehet shiu

07:00, 29/04/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masava ajrore të paqëndrueshme më të freskëta të cilat do të sjellin rreshje shiu në vendin tonë . 

E premte, 29 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave të pasuara nga reshje shiu në mesditë në formën e stuhive lokale në  Jug dhe jug -lindje. Era do të intesifikohet me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5  me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/21°C
Zona e ulët          10/27°C
Zona bregdetare  12/26°C

Kosova, e premte, 29 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 15°C -18°C .

E shtunë, 30 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave gjatë ditës të pasuara nga reshje lokale në zonat përreth maleve. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/20°C
Zona e ulët          11/24°C
Zona bregdetare  12/23°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco