Kriza/ Rritet me 33% çmimi i biletës së urbanit

Kriza/ Rritet me 33% çmimi i biletës së urbanit

13:14, 28/04/2022
A+ Aa A-

Rritet me 33% cmimi i biletës së shërbimit urban në Vlorë.

Këshilli Bashkial i Vlorës ka miratuar sot kërkesën e firmës private që administron shërbimin urban.  

Edhe pse nuk ishte e përcaktuar në rend të ditës për tu diskutuar sot nga këshilltarët, kërkesa e përfaqësuesit të Firmës Private është miratuar nga këshilltarët pa hezitim dhe pa kërkuar afate për ta diskutuar si pikë.

Kështu qytetarët e Vlorës nga nesër biletën që paguanin 30 lekë do e paguajnë 40 lekë.

Nga ana tjetër qytetarët e Vlorës përballen me probleme në shërbimin urban sikurse janë mos zbatimi i itinerareve dhe orarit apo edhe kushtet e munguara në urbane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco