Rritet numri i divorceve në 2 vjet në Fier, shkak ekonomia e dhuna në familje

18:36, 28/02/2022
A+ Aa A-

Qarku i Fierit ka njohur numër gjithnjë e në rritje të divorceve, ku shkaqet kryesore lidhen me ekonominë, emigrimin apo dhe dhunën në familje. Në vetëm dy vite, në Fier u regjistruan rreth 200 kërkesa më shumë për dirvorc, ndërsa sipas avokatëve shkak i  kësaj situate është bërë dhe emancipimi i gruas.

Shifrat zyrtare nga Gjykata e Fierit tregojnë se vetëm gjatë vitit 2021, në këtë institucion janë miratuar 812 divorce, nga të cilat është dhënë vendimi përfundimtar për 652 raste. Ndërkohë, krahasuar me vitin paraardhës, pra në vitin 2020, në Fier ka pasur 687 kërkesa për divorce, ndërsa është dhënë vendimi për 617 raste.

Dhuna në familje, është një nga shkaqet e shpeshta të divorceve. Gjatë vitit 2021, ka pasur rreth 240 raste të dhunës në familje, ose një rritje me 20-30 përqind në krahasim me vitin 2020. Sipas avokates, dhuna në familje është ndër shkaqet kryesore, e cila ka pasoja të rënda edhe për fëmijët.

Por sipas avokates së njohur fierake, Antoneta Çunaj, veç arsyeve të sipërpërmendura, një shkak tjetër i rritjes së rasteve të divorceve është dhe emancipimi i gruas.

Nga të dhënat e marra në rrugë zyrtare nga Gjykata e Fierit, rezulton se numri më i madh i divorceve dhe dhunës në familje janë regjistruar në zonat urbane, ndonëse zonat rurale nuk mbeten pas sa u përket shifrave.

Gazetar: Xh.Beharaj. Op.A. Mara. Mont. T.Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco