VIDEO SYRI-TV/ Vlorë: U investuan 149 milionë lekë, rruga 'Mis Durhan' në gjendje skandaloze

VIDEO SYRI-TV/ Vlorë: U investuan 149 milionë lekë, rruga 'Mis Durhan' në gjendje skandaloze

15:04, 28/02/2022
A+ Aa A-

Tre vjet pasi u shpenzuan 149 milion lekë për rehabilitimin total të saj, rruga “Mis Durhan” në Vlorë është amortizuar totalisht.

Bashkia e Vlorës nuk jep sqarime se pse rruga është dëmtuar në një kohë kaq të shkurtër, ndërsa prej tre muajsh ka hequr asfaltin e hedhur tre vjet më parë, duke e bërë gati për riasfaltim këtë rrugë.

Syri Tv

Në katër korrik të vitit 2019, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli inauguroi punimet e rehabilitimit të rrugës “Mis Durhan”, një investim total prej 149 milion lekësh.

Por ende pa mbushur tre vjet, kjo rrugë është amortizuar krejtësisht, aq sa bashkia ka vendosur të riasfaltojë rrugën.

Por sikur të mos mjaftonte fakti se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, banorët tregojnë gjithashtu se as punimet për ri rehabilitimin e saj nuk po përfundojnë, pasi sipas tyre, gërmimi i asfaltit është bërë tre muaj më parë.

Qytetarët vlonjatë shprehen madje se kanë pësuar dhe fraktura, për shkak se janë rrëzuar në rrugën e amortizuar.

Zyrtarë të bashkisë së Vlorës, përgjegjës për situatën nuk kanë pranuar të flasin për amortizimin e rrugës në kamera.

Megjithatë, jashtë kameras ata shprehen se shkak i dëmtimit të rrugës është bërë cilësia e dobët e punimeve në rehabilitimin e vitit 2019, ndërsa për situatën aktuale, pritet alokimi i një fondi të ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco