VIDEO SYRI-TV/ Korçë: Qindra tonë mollë hidhen në kanal, qepët mbeten stok, nuk ka treg

VIDEO SYRI-TV/ Korçë: Qindra tonë mollë hidhen në kanal, qepët mbeten stok, nuk ka treg

14:24, 28/02/2022
A+ Aa A-

Pamjet dramatike nga Syri Tv,  tregojnë sesi tonelata me mollë, qepë, patate apo ftonj, të prodhuara nga fermerët e fshatit Zëmblak në bashkinë Maliq, po hidhen në kanal.

Fermerët tregojnë se prodhimi i këtij viti ka qenë i mbarë, duke siguruar qindra tonë me fruta, por për shkak të mungesës së tregut, gjithçka po kalbet.

Fermerët janë të dëshpëruar, pasi mundi dhe djersa jo vetëm nuk po shpërblehet, por po i zhyt në borxhe të mëdha.

Për prodhuesit e frutave në Zëblka, fajtor për situatën është vetëm një, shteti.

Eduart Kulla shprehet se nuk ka mundësi të mbajë prodhimin ne Frigorifer, ndërkohë që sipas tij shteti është armik ndaj prodhuesit vendas.

Kulla tregon se ai ka 200 kuintalë qepë dhe 150 kuintalë mollë, nga të cilat nuk po shet dot as gjysmën e prodhimit, që të nxjerrë shpenzimet.

Resmi Bujari një tjetë banor i zonës, shprehet se ka 230 kuintalë mollë, e cila nuk po shitet as me 15 lekë të reja për kg.

Ai shprehet se 20 vjet pasi merret me prodhimin e Mollës, po vë në dyshim vazhdimësinë e tij si fermer.

Resmiu thotë se situata është rënduar katër vitet e fundit.

Shtrenjtimi i plehrave kimike, mungesa e subvencioneve, mungesa e tregut, mungesa e pikave të grumbullimit apo dhe mos pasja e stimujve financiar, po i detyron fermerët të shkulin kulturat bujqësore dhe të braktisin tokën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco