Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

23:19, 25/02/2022
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Fundjava dhe fillimi i javës tjetër pritet të jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Dita e shtunë parshikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhën prezente në orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e në pasdite e kryesisht në mbrëmje do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e pasdite edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, në jug-jugperëndim lokalisht reshje me intensitet deri të lartë. Në verilindje në lartësin mbi 300metra dhe në jug-juglindje në lartësin mbi 700 metra reshje bore me intensitet mesatar, në juglindje reshje borë me intensitet deri të lartë. Në pasdite pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.

Dita e hënë parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Në mesditë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në lartësin mbi 300 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 700 metra në pjesën tjetër të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era ditën e shtunë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 10m/sek, ndersa ditën e diel dhe të hënë era nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri ne 15-20m/sek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco