Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

SYRI TV/ Komunitetit rom në Dimal, as ndihmë ekonomike, as infrastrukturë: Skamja po i lë dhe fëmijët pa arsim

SYRI TV/ Komunitetit rom në Dimal, as ndihmë ekonomike, as infrastrukturë: Skamja po i lë dhe fëmijët pa arsim

14:04, 23/02/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra familje të komunitetit rom në bashkinë Dimal janë braktisur nga shteti. Fëmijë, gra, burra e të moshuar, jetojnë në mjerim, pa mbështetje ekonomike dhe jashtë çdo kushti higjieno sanitar.

Nga SYRI TV.

Bashkëjetesa me baltën në dimër e pluhurin në verë, apo ndotjen e vazhdueshme për shkak të mungesës së pastrimit të mbetjeve, duke u bërë burim infeksioni, shoqëron çdo ditë të jetës dhjetëra familje të komunitetit rom në bashkinë Dimal.

Fize Selimi dhe Hyrije Shima, janë dy banore të tjera të lagjes “Pashalli” në bashkinë e Dimalit. Atao shprehen se veç mungesës së investimeve, shteti i ka braktisur edhe në aspekte të tjera sociale, si punësimi apo mbështetja ekonomike.

Gjena Kazanxhiu është nënë e tre fëmijëve, e cila tregon se të vetmet të ardhura i siguron duke mbledhur skrap, ndërsa dyert e shtetit i janë mbyllur.

Në lidhje me shqetësimin e ngritur në media nga ky komunitet për gjendjen e tyre mjerane dhe kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë, bashkia nuk pranoi të japë asnjë deklarim publik. Ndërsa jashtë kamerave, zyrtarë të bashkisë e justifikojnë situatën me mungesën e fondeve.

Gaz: A. Hajdari, Red: J. Hoxhaj, Mont: T.Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco