VIDEO/ Amortizohet rruga në Spiten të Lezhës, banorët: 30 vjet të harruar nga bashkia

16:24, 21/02/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra familje që jetojnë në fshatin Spiten në Lezhë, përballen çdo ditë me amortizimin e infrastrukturës rrugore. Prishja e rrugës, rrezikon jo vetëm amortizimin e mjeve, por edhe të bëhet burim aksidentesh.

Vetë banorët e zonës thonë se pushteti vendor i ka lenë në meshirë të fatit në 30 vitët e fundit, ndërkohë që shprehen se për shkak të dëmtimit të rrugës po amortizohen automjetet.

Ata thonë se kjo rrugë nuk është mirmbajtur asnjëherë, ndërsa është premtuar në çdo fushatë elektorale në këto 25 vite, por ka munguar ndërhyrja.

Mungesa e infrastrukturës rrugore është kthyer në një problem serioz ku sipas banorëve rruga e cila është bërë thuajse e pakalueshme po penalizohen dhjetra familje që merren me bujqës.

Gaz: M. Marku, Op: E.Nikolli, Mont: T.Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco