VIDEO – SYRI TV/ Personat me aftësi të kufizuar në protestë: Nuk marim dot shërbime në institucione

14:16, 21/02/2022
A+ Aa A-

Personat me aftësi të kufizuar protestuan para bashkisë në Durrës, pasi kërkojnë ndërtimin e rampave me qëllim lehtësimin e lëvizjes me karrocat e invaliditetit. Sipas tyre, marrja e shërbimeve është bërë e vështirë, për shkak të kufizimeve në lëvizje në rrugë dhe institucione.

Syri Tv

Përfaqësuese të shoqatës së grave me aftësi të kufizuara, protestuan përpara bashkisë së Durrësit, duke kërkuar marrjen e masave për krijimin e rampave, që do të lehtësonte lëvizjen e tyre në rrugë, trotuare apo institucione.

Presidentja e shoqatës së Grave me Aftësi të Kufizuara në Durrës, Elsa Tasha u shpreh se janë 300 gra e vajza me aftësi të kufizuara në këtë qytet, që nuk u njihen të drejtat dhe liritë.

Qanie Byku është një grua e cila lëviz me karrocë invaliditeti, ajo shprehet se nuk mund të lëviz lirshëm në qytet për shkak të problemve që ka me infrastrukturën.

Qytetarët kërkuan takim me kryebashkiaken Emirjana Sako, por në bashki nuk i priti askush. Ata paralajmëruan vijimin e protestave nëse nuk do të merren masa.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco