Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Përkeqësohet moti/ Porti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Përkeqësohet moti/ Porti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

12:55, 21/02/2022
A+ Aa A-

Duket se situata e përkeqësuar e motit ka prekur edhe transportin detar.

Porti i Durrësit ka publikuar pak më parë një njoftim, ku njofton të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, se udhëtimi do të bëhet më herët për shkak të kushteve atmosferike.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR UDHËTARËT! 

Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhët në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.
Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.
Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.
Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohëshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohëshme të lundrimeve të planfikuara nga Porti i Durrësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco