Doza e tretë, Shqipëria e fundit në rajon, lë pas vetëm ...

Doza e tretë, Shqipëria e fundit në rajon, lë pas vetëm ...

13:18, 20/02/2022
A+ Aa A-

Edhe me dozën e tretë Shqipëria ka nivel të ulët vaksinimi në raport me shtetet e tjera. Krahasuar me Rajonin, vendi renditet vetëm më mirë se Bosnje-Hercegovina. Ndërkohë mbulesa vaksinale me dozën shtesë në vend është mbi 6 herë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ashtu si në nivel të përgjithshëm, Shqipëria ka mbulesën më të ulët vaksinale me dozën e tretë se çdo vend tjetër i Rajonit përveç Bosnje-Hercegovinës. Gjithashtu, shifrat e të vaksinuarve me dozën shtesë janë mbi 6 herë më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ka disa arsye pse shqiptarët po refuzojnë të marrin vaksinën e më konkretisht dozën e tretë. Disa pranojnë se janë të ndikuar nga informacionet e paverifikuara manipuluese e të tjerë thonë se barnat që marrin për sëmundjet kronike i mbrojnë nga koronavirusi.

Të tjerë e vlerësojnë vaksinën, duke pranuar të marrin të tri dozat.

Infodemia, moria e informacioneve kundër vaksinimit u pranua edhe nga institucionet e shëndetit në vend si një ndër frenuesit kryesorë të procesit të vaksinimit në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco