VIDEO/ IKMT ka njoftuar shembjen e banesave, banorët e '5 Majit' në protestë, paralajmërojnë rezistencë

17:56, 19/02/2022
A+ Aa A-

Banorët e lagjes '5 Maji' kanë dalë përsëri në protestë, pas njoftimit nga IKMT, për të vijuar aksionin e shembjes së shtëpive në datën 22 shkurt. 

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj që të ndalë aksionin, ndërsa paralajmërojnë rezistencë. 

Banorët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre dhe kontrata të ligjshme me bashkinë e Tiranës, ndërsa kanë dyshime të forta se prona e tyre do të vidhet për pallate shumëkatëshe. 

Ja si shprehen banorët e '5 Majit'

Ndue Marku: Këtë lagje ata po e bëjnë shkretëtirë. Hile e madhe po i bëhet kësaj zone. Nuk po pyesin as për ligj, as për ndjenja njerëzore, as për atë që është ndjenja më morale, për të mos nxjerrë familje jashtë. Ne si banorë kërkojmë të ndalohen menjëherë prishjet e deklaruara. Në rast se bashkia e Tiranës, IMT, shteti shqiptar do të vijojë në datën 22 shkurt, të na presin se do t'u shkojmë te dhoma e gjumit, ta dijë Erion Veliaj. Siç po na vjen me polici dhe shtet, kështu do t'i shkojmë edhe ne, pa polici, pa shtet, te dera e shtëpisë, te Kodra e Diellit, në Surrel. Ai nuk mund ta ndalojë popullin. 

Gjin Nikolli: Nëse shteti kërkon një viktimë, do të jem unë. Të hënën do të hyj në grevë urie. Nëse shteti do viktimë, viktimë e këtij projekti do të jem unë. 

Loreta Nikolli: Hakmarrja që po përdorin nuk është ndaj meje, por ndaj fëmijëve të mi. Po i lënë pa shtëpi dhe pa bukë me gjoba të majme, edhe unë do të bëj çmos, kur fëmijët t'i kem të sigurt, do të hakmerrem. Nuk do të ndaloj, sidomos Arbjan Maznikun, ai është armiku kryesor që po hakmerret ndaj fëmijëve të mi, je një plehrë, je një legen, as videot në korridor nuk ke guxim t'i nxjerrësh, kërcënimet që më ke bërë. Ti s'je burrë, por burracak.  

Liza Marku: Për mua shteti është i mbaruar prej datës 19. Kam nxjerrë fëmijën jashtë, i kam të gjithë sëmurë, asnjë parti nuk ka ardhur të na dalë zot, na ka mbështetur vetëm media. Shtëpia ime u shemb, nuk vjen më. Edi Rama më tha do marrësh banesë sociale, mos u merr me mediat tha se do t'i marrësh kur të bëhen. Ne duam letrat dhe kontratën. Serbin dhe turku i bëri vëllezër, popullin e vet e bëri armik. Kur hyra në takim me Ramën, Balla po zgërdhihej, duke u tallur, haram u qoftë vota. Kjo është vjedhje e hapur, shesin drogë, legalizojnë drogën, por jo shtëpitë. Janë për shokët e vet dhe mafien e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

19/02/2022 18:26

Po kure e zute ate toke pyetet e kujte ishte kishin halle e femij si ju Apo kishit SALEN dhe bete gangsterin

Shto koment

Denonco