Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç sot në Kosovë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç sot në Kosovë

07:15, 12/02/2022
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç sot do të qëndrojë në Prishtinë. Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.

Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në ora 11:00. Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës, njofton RTK.

Njoftimi i Kuvendit:

Agjenda e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për ditën e shtunë, 12 shkurt 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco