Qytetarët e Beratit: Shteti të marrë masa për rritjen e çmimit të naftës, po mendojmë të shesim makinat

22:43, 11/02/2022
A+ Aa A-

Qytetarët e Beratit kërkojnë shteti të marrë masa për rritjen e çmimit të karburanteve, pasi sipas tyre kjo po shton varfërinë.

Shumë drejtues mjetesh po mendojnë të shesin makinat, për shkak se nuk përballojnë dot shpenzimet.

Rritja e çmimit të karburantit po varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët, të cilët po reduktojnë aktivitetin e tyre të punës apo shërbimeve, për shkak të kostove të hidrokarbureve.

Për Syri Tv, ata u shprehen se rritja e çmimit të naftës nuk është në proporcion me pagat, të cilat janë të ulëta. 

Ka prej tyre të cilët shprehen se po mendojnë shitjen e automjeteve, pasi me të ardhurat që kanë nuk mbajnë dot familjen.

Kujtojmë, se prej një viti, në Shqipëri ka pasur rritje të madhe të çmimit të karburanteve, e për rrjedhojë janë shtrenjtuar edhe produktet e konsumit, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco