Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

VIDEO-SYRI TV/ Devijimi i Lanës shemb qindra shtëpi, banorët kundër projektit

16:52, 11/02/2022
A+ Aa A-

Projekti për devijimin e lumit Lana rrezikon shembjen e qindra shtëpive, ndërsa banorët hedhin akuza se devijimi i tij është bërë në mënyrë të qëllimtë. Ata ngrenë shqetësimin se janë lënë jashtë një takimi të zhvilluar në njësinë bashkiake numër 6, ndërsa organizatorët e takimit kanë fshehur informacionin.

Nga SYRI TV

Devijimi i lumit Lana dhe rehabilitimi i tij në krahun e majtë, është projekti i cili pas Unazës së Madhe, rrezikon shembjen e qindra shtëpive të tjera.

Banorët hedhin akuza se projekti është devijuar qëllimisht, ndërsa sipërfaqja përreth pritet të kthehet në terren për ndërtim pallatesh.

Një takim është zhvilluar pranë njësisë bashkiake numër 6 në Kombinat ku është diskutuar në lidhje me projektin, por banorët që preken drejtpërdrejt prej tij, janë lënë jashtë takimit duke mos u marrë parasysh opinioni dhe shqetësimet e tyre. 

SYRI TV ka kërkuar informacion në lidhje me takimin e zhvilluar në njësinë bashkiake 6, por përfaqësuesit kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë, duke mohuar të kthejnë përgjigje.

Projekti për rehabilitimin e Lanës parashikon ndryshimin e shtratit të lumit, nga zona ku kalon aktualisht drejt shtëpive të banorëve, duke lënë pa banesë me qindra familje të kësaj zone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco