Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

Shtërngata shiu, ja si do të jetë moti në fundjavë

Shtërngata shiu, ja si do të jetë moti në fundjavë

13:16, 11/02/2022
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit Meteorologjik fundjava që presim do të ndikohet nga kushtet atmosferike të paqëndrueshme.

Nisur nga kjo, ditën e nesërme moti parashikohet të jetë i vranët por nuk do të mungojnë kthjellimet e herëpashershme.

Ndërsa të diel pritet përkeqesim i mëtejshëm i kushteve atmosferike.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Statusi i plotë:

Përshëndetje nga SHMU!

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme kjo për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë intervalet me kthjellime të herëpashershme.

Përkeqësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e Diel. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Për këto dy ditë era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco