SYRI TV/ Dëmtohet rruga 'Kupe Danje' në Shkodër, banorët: Gropat dëmtojnë mjetet, bashkia të vërë dorë

14:41, 24/05/2024
A+ Aa A-

Amortizohet rruga “Kupe Danje” në Shkodër. Dhjetëra banorë që përdorin këtë aks, kërkojnë ndërhyrje, pasi gropat e krijuara dhe pusetat pa kapak, po dëmtojnë automjetet.

Nga SYRI TV

Rruga “Kupe Danje” në lagjen “Qafëhardhi” në qytetin e Shkodrës është degraduar. Ajo është kthyer në këtë mënyrë në një rrugë shumë problematike për banorët. 

Në disa zona rruga ka pësuar dëmtime te shtresës së asfaltit dhe gropat e krijuara po dëmtojnë edhe makinat e banorëve që jetojnë në këtë lagje.  

Ndërkohë mungesa e kapakëve të pusetave pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës është kthyer në një problem tjetër shqetësues për banorët.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për të ndërhyrë në riparimin e rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco