KAFE SHQETO/ Rënia e lindjeve, sociologia: Po shkojmë drejt zhdukjes

09:47, 13/06/2024
A+ Aa A-

Rënia e lindshmërisë në Shqipëri është kthyer në një problem madhor, që duket se shqetëson çdo hallkë të shoqërisë, përveç qeverisë, e cila nuk ka bërë asnjë planifikim se si mund të ndihmojë çiftet që të stimulojë lindjen e më shumë fëmijëve.

Kjo temë është diskutuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, ku sociologia Eva Sinanaj ka dhënë mendimin e saj në lidhje me këtë problem madhor të shoqërisë.

Sipas Sinanaj, nëse vazhdon me këto ritme, shoqëria shqiptare po shkon drejt vetëzhdukjes.

‘Ekonomia është një arsye për lindjet e pakta. Por situata është më e gjerë. Jo vetëm se po plakemi si popullsi, por duhet të mendojmë edhe këtë pjesën tjetër.

Nëse nuk kemi të rinj që të lindin, ne nuk do të kemi më as se kush të kontribuojë në skemën e pensioneve sepse nuk do të kemi fuqi punëtore.

Ideja është të mos vetëzhdukemi, sepse po vetëzhdukemi si shoqëri, duke ecur me të tilla ritme’, tha gjatë bisedës në studion e ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, sociologia Eva Sinanaj.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco