SYRI TV/ Parku ‘Korab-Koritnik’, problem shtigjet rrugore, turistët: Rruga e amortizuar dhe e ngushtë

14:31, 16/06/2024
A+ Aa A-

Turistet vendas e të huaj që vizitojnë bukuritë e parkut natyror “Korab-Koritnik” shprehen të zhgënjyer dhe kërkojnë nga institucionet investim infrastrukturor pasi shtigjet rrugore janë të amortizuara dhe të ngushta. Ata thonë se një pjesë e rrugës është e paaksesueshme me makinë dhe detyrohen ta përshkojnë me kembë.

Syri tv

Bukuritë natyrore dhe peisazhi i mrekullueshëm i parkut “Korab-Koritnik” në zonën e Shishtavecit po tërheq gjithnjë e me shumë interesin e turisteve vendas e të huaj. Por përpos pamjes, ata përballen me veshtirësinë e infrasturkturës rrugore.

Siç duket nga pamjet, rrugët në shtigjet që të çojnë në këtë park, janë të amortizuara, ku në një pjesë të saj turistët detyrohen të bëjë me këmbë, pasi makina nuk kalon dot. Turistët kërkojnë nga pushteti lokal dhe vendor investimi ne keto shtigje qe jane te nevojshme për të vizituar bukuritë e parkut.

Mungesa e rrugës sipas banorëve të zonës pengon zhvillimin e ekonomisë së zonës.

Përveç bukurive natyrore, turistët pelqëjnë edhe ushqimet bio dhe tradicionale te aktruar nga banorët e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco