Temperatura deri në 43 gradë, ja qytetet në Shqipëri që do “përvëlohen” nga i nxehti afrikan

Temperatura deri në 43 gradë, ja qytetet në Shqipëri që do “përvëlohen” nga i nxehti afrikan

18:25, 16/06/2024
A+ Aa A-
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Kulmi i temperaturave pritet të regjistrohet të premten, kur termometri do të regjistrojë 41 gradë në Tiranë, Lezhë e Shkodër dhe 43 gradë në Berat e Elbasan. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente, të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.

Qytetet që do preken nga temperaturat e larta janë Elbasani, Shkodra, Gjirokastra, Fieri, Berati, Tirana dhe Lezha.Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s. /BalkanWeb-Syri.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco