Fundjavë me vranësira dhe shi

Fundjavë me vranësira dhe shi

13:24, 24/05/2024
A+ Aa A-

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpetësi mesatare deri në 7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco