Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

Fundjava me vranësira dhe reshje të pakta shiu Ura e Vashës, gjurmë historie e legjende

Fundjava me vranësira dhe reshje të pakta shiu

07:07, 11/02/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga nga hyrja e masave ajrore të ngrohta Mesdhetare të cilat kanë sjellë klimë të butë në territorin e Shqipërisë .

E premte, data 11 shkurt 2022

Moti do të vijojë me diell dhe mjegull në jug dhe Veri-Lindje. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -2/15°C
Zona e ulët          -2/18°C
Zona bregdetare  6/17°C

Kosova, e premte data 11 shkurt 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 9 - 12°C .

E shtunë, data 12 shkurt 2022

Moti  do të jetë me vranësira të dendura shtresore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       3/10°C
Zona e ulët          5/15°C
Zona bregdetare  8/15°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco