Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

23:20, 08/02/2022
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Ashtu sikurse deri në fund të javës, edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, falë vlerave të larta të presionit atmosferik dhe masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje.

Gjatë orëve të mëngjesit e të mbrëmjes në zonat malore parashikohen ngrica. Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim 1-7m/sek ndërsa në bregdet erë e vrullshme 10-16m/sek. Valëzimi në dete i forcë 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -4 deri 8°C

në zona e ulëta  -3 deri 14°C

 në zona bregdetare 2 deri 15° C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco