‘As të njohim, as na njeh’, mbesa habitet kur takon hallën që nuk e kishte parë kurrë

‘As të njohim, as na njeh’, mbesa habitet kur takon hallën që nuk e kishte parë kurrë

19:37, 06/02/2022
A+ Aa A-

Vitrina, mbesa e humbur prej 38 vitesh e Feridesë, e ka pranuar ftesën e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”, edhe pse nuk e di se nga ana tjetër e ekranit gjendet halla e saj. Ajo erdhi në studion “E diela shqiptare” në Tv Klan, pa pritur se do të ishte dikush që ajo nuk e ka takuar kurrë.

Reagimi i saj i parë ishte se nuk i njihte zonjat që iu paraqitën, pra Feridenë dhe kushërirën e saj, megjithatë pranoi ta dëgjonte mesazhin e tyre.

Feride: Vitrina, jam halla jote, motra e babait. Ke ikur e vogël nga ne. As të njohim, as na njeh. Kemi bërë sakrifica për ty, por nuk na u dha mundësia më parë të të gjenim. Shyqyr Zotit të gjetëm sot. Ta dish se edhe babanë e ke gjallë, por nuk është në gjendje dhe ka ardhur halla sot këtu, me vajzat e mia që bëmë ftesën për ty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco