Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Nisma ‘klienti në nevojë’, flasin aktivistët: 150 Kv minimumi jetik për çdo familje

Nisma ‘klienti në nevojë’, flasin aktivistët: 150 Kv minimumi jetik për çdo familje

11:16, 03/02/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ ishte i ftuar Redon Meksi avokat dhe aktivist dhe Erges Eskiu anëtar i grupit të rithemelit të Partisë Demokratike në një lidhje në Skype.

Ata folën mbi nismën e protestës së propozuar e cila konsiston mbi pajisjen me statusin e ‘klientit në nevojë’.

Nismë kjo, që konsiston dhe në shmangien e rasteve tragjike si ai i Fierit ku një grua humbi jetën nga i ftohti pasi nuk kishte mundësit të paguante faturën elektrike të vetëm një muaji.

“Ne po kërkojmë jo më shumë se 50 kv per frymë dhe një minimale për 150 kv për familje çfarë do të thotë për t'ju siguruar atyre minimumin jetik.

Me këtë nisëm ne duam që ato familje në nevojë të mos nxjerrin asnjë lek nga xhepi”, u shpreh Meksi.

Ndërkohë teksa ndërhyri dhe Eskiu, sqaroi se:

"Ajo që kemi konstatuar është se as 50 kv nuk janë të mjaftueshme as për një frigorifer, duhet të llogarisim sobën, ngrohjen dhe dushin po ashtu, i bie që sërish shtresat në nevojë të paguajnë.

Ka ardhur koha që shtresës në nevojë t’i falet energjia elektrike previzorisht. Pasi kur një njeri nuk ushqehet dhe nuk ngrohet do të sëmuret, çfarë i bën të pamundur të punojë’.

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco