VIDEO-SYRI TV/ Abuzimet ndaj fëmijëve, Tushi: Njerëzit po devijojnë nga morali

VIDEO-SYRI TV/ Abuzimet ndaj fëmijëve, Tushi: Njerëzit po devijojnë nga morali

15:57, 22/11/2021
A+ Aa A-

Rastet e fundit të abuzimit seksual me të mitur janë një këmbanë alarmi se këto fenomene janë të përhapura dhe se nuk denoncohen. Psikologët dhe sociologët janë shprehur për SYRI TV se institucionet duhet të ndërgjegjësohen dhe të hartojnë një plan pune kundër këtij fenomeni.

Nga SYRI TV

Rastet e fundit të bëra publike të ngacmimeve seksuale të të miturve për psikologët dhe sociologët janë një këmbanë alarmi dhe tregues dhe fenomene si incesti dhe pedofilia janë të përhapura në masë.

Sociologu Gëzim Tushi shprehet për SYRI TV se fëmijët janë viktimat më të lehta për tu manipuluar.

Tushi shpreh shqetësimin se tashme as familja nuk po arrin të mbrojë fëmijët por shteti duhet që të forcojë mekanizmat dhe të gjithë instrumentet duhet të bashkëveprojnë për të parandaluar rastet e abuzimeve tek fëmijët.

Sakaq sipas Sociologut regjistri i pedofilëve do të ndihmonte që këta persona të njiheshin dhe të damkoseshin moralisht duke u identifikuar publikisht, pasi dëmi që i shkaktojnë fëmijëve lë pasoja gjatë gjithë jetës së tyre duke u kthyer rehabilitimi i tyre në një proces mjaft kompleks dhe të vështirë

Vitit 2021 ka shënuar një rekord të ri të rasteve të pedofilisë, pasi të dhënat e raportuara nga institucionet përgjegjëse tregojnë se në 9-mujorin e fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 102 raste të krimeve seksuale, 35 raste janë ngacmime seksuale ndaj të miturave. Për kryerjen e veprave të turpshme janë evidentuar 18 raste. Më të prekurit kanë qenë të miturit dhe minorenet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco