Kafe shqeto/  Biznesi i vogël dhe i mesëm përballë fiskalizimit dhe krizës financiare

Kafe shqeto/ Biznesi i vogël dhe i mesëm përballë fiskalizimit dhe krizës financiare

14:49, 01/11/2021
A+ Aa A-

Tregtarët paralajmërojnë grevë urie , nëse qeveria nuk do të shtyjë afatet e fiskalizimit.

Për të folur për këtë çështje ishte z. Albert Nasto kreu i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm dhe një biznesmen anonim i cili nuk dëshiron të indetifikohet.

Flavio: z.Nasto duket se faza e tretë e fiskalizmit që duhet të ishte sukses i madh por rezulton deri më tani një dështim i madh. Si është në këndvështrimin tuaj deri në këto momente?

Nasto: Fiskalizimi dhe çështjetet e fiskalizimit ne e kemi thënë që në fillim para tre vitesh kur u ndërmor kjo insiativë ose ky koncesion i propozuar nga indiditi ose nga biznesi do të jetë shumë i vështirë. Ne kemi pasur kontakte me Ministrinë e Financave sepse na ka thirrur qysh herët dhe kemi thënë ato argumentat tona pse ne nuk jemi dakort. Sidomos çështja e kostos është një kosto shumë e lartë për biznesin e vogël dhe të mesëm i cili kalon deri më 1300 euro për tu fiskalizur. E dyta është se ne nuk kemi lartësinë arsimore për të punuar këtë sistem kaq të ndërlikuar, i cili duhet theksuar nuk është aplikuar në asnjë vend të Europës.

Flavio: z.Nasto çështja e kostove duket se ka qënë një nga pikat që është përpjekur të hidhet poshtë nga administrata tatimore e vendit duke thënë se në fakt ishte një kosto shumë e vogël madje dhe praktika ishte shumë e lehtë për bizneset. A ka rezultuar kështu për ata që e kanë bërë janë përpjekur të ndjekin procesin e fiskalizimit?

Nasto: Ti themi gjërat qartë sidomos ne që përfaqësojmë shoqatën e biznesit ata që na dëgjojnë por dhe ato argumenta tona që kemi pse ne e kundërshotjmë dhe pse kjo nuk është një proces që kushton shumë pak.  Thembra e Akilit qëndron se ne në shtet paguajmë 50-60 mijë lekë të vjetra ndërsa kemi lidhje individ me indidvid ose kompani me kompani ose biznesi i vogël me kompanitë që janë disa kompani që ne do të na montojnë programin, do na shesin aparaturat që të mos harorjmë nuk është thjesht një kaskë fiskale, janë nëntë element që përbëjnë kaskën fiskale, prandaj quhet sistem. E kuptojmë të gjithë marrëdhënie me shtetin kemi shumë pak vetëm për të kontrolluar sistemin por servisi, mirëmbatja, blerja e programe private që ka individe prandaj shkon mbi 1300 euro ta kuptojmë këtë gjë pak dhe saktë. Nuk është fare ajo që thuhet nga ana e qeverisë shqiptare që kushton shumë pak ky proces fiskalizimi kushton shumë dhe është një proces shumë, shumë, shumë i ndërlikuar për ta punuar. Ne nuk jemi as punonjës IT, as inxhinier IT ne jemi njerëz që punojmë me biznesin e vogël. Ne kemi lartësi arsimore që nuk i përdorim dot këto kasa kemi bërë investigimi mjaftueshëm në çdo cep të Shqipërisë të cilët thonë, ne nuk e punojmë dot dhe faktikisht ne e kemi parë që nuk e punojmë sot dhe ekonomistët kontabël që janë shumë të mirë nuk e punojnë dot .

Falvio : Sa e vështirë është për të përballuar kostot e reja dhe procesin e fiskalizimit dhe na aspekti praktik.

Tregtari anonim: Unë po ju them se biznesi i vogël është në vështërsi për shkak të pandemisë, për shkak të krizës ekonomike, janë shumë faktorë që ndikojnë në këtë gjendje. Është një realiteti dhimbshëm dhe plus kësaj që ne mezi po mbaheni, një pjesë është mbyllur por edhe një pjesë janë gati për tu mbyllur madje dhe nga kjo që do të bëhet fiskalizimi nga qeveria. Shumica e biznesve të vogla janë në ambjente me qira paguajnë sigurime, paguajnë taksa lokale, drita ujë që jemi të detyruar t'i paguajmë dhe fiskalizimi mirëmbajtja është një kosto shtesë gati e papërballueshme për biznesin e vogël .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco