Ja çfarë ndodh me motin gjatë ditës së premte

Ja çfarë ndodh me motin gjatë ditës së premte

23:47, 30/01/2020
A+ Aa A-

Dita e premte pritet të jetë një ditë e bukur dhe me diell pavarësisht se duke nisur nga orët e pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare deri dhe të dendura.

Këto vranësira në zonën e qendrës dhe atë të veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të lokalizuara, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie dhe parashikohen nga -4ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato bregdetare.

Në mesditë pritet një rritje e lehtë e tyre duke u parashikuar nga 12ºC në zonat malore deri në 18ºC në ato bregdetare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco