Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Filloi Kreshma e Pashkës, çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të hamë

Filloi Kreshma e Pashkës, çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të hamë

09:01, 12/03/2019
A+ Aa A-

Më 11 mars besimtarët ortodoksë filluan Kreshmën e Pashkës, më 11 mars , e cila zgjat deri në kremtimin e Pashkës, më 28 prill.

Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës, njoftoi Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Kreshma e Madhe fillon gradualisht: Nga data 4 mars hoqëm mishin dhe produktet e tij nga përdorimi, pra nuk mund të konsumojmë mish deri në ditën e Pashkës. Këtë javë nga dt. 4 – 10 mars përdorim prodhimet bulmetore dhe peshkun dhe nuk hamë më këto produkte nga dt. 11 mars deri për Pashkë.

Çfarë hamë dhe nuk hamë:

Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji (përdorimi apo privimi i vajit e verës varet nga udhëzimet e atit shpirtëror).

E Hëna, e Marta, e Mërkura e javës së parë të fillimit të kësaj kreshme, quhen të bardhë sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortë bëhet edhe të Premten e Madhe (të premten e Javës së Madhe para Pashkës). Për këtë lloj privimi në këto ditë nevojitet biseda paraprake me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi), duke ditur larminë e madhe të mundësive, kushteve, vështirësive e faktorëve të ndryshëm të besimtarëve dhe jetës së tyre.

Në këto 3 ditë të para, në pamundësi për ta mbajtur kaq të fortë, atëherë mund të konsumohen ushqime apo gatime pa vaj.

Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë (edhe për këtë veprojmë sipas udhëzimeve të atit tonë shpirtëror).

Lejohet të hahet peshk vetëm në festën e Ungjillëzimit, në dt. 25 Mars dhe të Dielën e Palmave (Dafinave) që kët? vit bie dt. 21 Prill.

Gjatë gjithë kreshmës Kisha rekomandon pakësimin e sasisë së ushqimit që konsumohet çdo vakt dhe të mos hahet ndërmjet vakteve.

Kreshmoni (mos hani) për disa ushqime dhe pije që ju pëlqejnë më shumë (ëmbëlsira, alkool) dhe për disa zakone apo varësi (të pirit duhan, televizori, radio, celulari, facebook etj.).

Pse kreshmojmë?

Kreshma të bën të vetëdijshëm për varësinë tek Perëndia.

Kreshma ndihmon të krijojmë disiplinë personale.

 Kreshma është shenjë mundimi dhe pendimi.

Gjatë periudhës së kreshmës t? heqim dorë nga diçka e veçantë për ne.

Të reduktojm? pak sasin? e ushqimit që hamë.

Nga paratë e kursyera nga kreshma të bëjmë diçka për njerëzit në nevoj?.

Rriteni aktivitetin tuaj shpirt?ror (lutuni në komunitet dhe personalisht vetëm për vetëm me Zotin, lexoni çdo ditë Biblën, lexoni jetë shenjtorësh dhe shkrime të tjera të shenjta të Kishës).

Mos e kufizoni përfitimin nga kreshma thjesht duke hequr dorë nga ushqimi, sepse kreshm? e vërtetë do të thotë të shkëputesh nga e keqja.

Prishni çdo lidhje të padrejtë, hidhni tutje çdo pakënaq?si ndaj të afërmit tuaj, faleni për ofendimet e tij ndaj jush.

Mos u grindni.

Kujdes! Ju nuk hani mish, por mërzitni me grindje të tjerët; nuk pini verë, por vazhdoni të fyeni të tjerët. Nëse jetoni kështu, përpjekja e kreshmës nuk ka dobi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco