Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Plane për plazh në fundjavë? Ja çfarë iu rezervon moti

Plane për plazh në fundjavë? Ja çfarë iu rezervon moti

19:33, 25/05/2018
A+ Aa A-

Kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë sot deri vonë pasdite kur pritet fuqizim i përkohshëm i vranësirave duke sjellë shira të dobët kryesisht në Juglindje, parashikojnë sinoptikanët.

Sipas “Meteoalb”, e shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat Lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites. Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje.

Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C.

Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco