Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Gratë pas lindjes më të rrezikuara nga depresioni dhe psikoza

Gratë pas lindjes më të rrezikuara nga depresioni dhe psikoza

09:23, 19/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një analizë e re e botuar në revistën shkencore Molecular Psychiatry ka zbuluar se nënat e reja janë më të prirura të përjetojnë probleme të shëndetit mendor në javët pas lindjes.

Sipas studimit, i cili mbështetet në të dhëna nga 1.8 milion lindje në Suedi mes viteve 2003–2019, rreziku për depresion është rreth 20% më i lartë në javët 5 deri në 15 pas lindjes. Ndërkohë, rreziku për psikozë është 6 deri në 7 herë më i lartë në javët e para, dhe mbetet dyfish më i lartë deri në javën e 20-të.

Ekspertët theksojnë se, ndryshe nga gjendja e përkohshme e njohur si “baby blues”, psikoza pas lindjes është një çrregullim i rëndë që shoqërohet me halucinacione, iluzione dhe konfuzion, por trajtimi i hershëm ofron shanse të plota për shërim.

Studimi nënvizon nevojën që nënat e reja të monitorohen nga afër në javët e para të paslindjes, pasi kjo periudhë paraqet një rrezik të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco