Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Lobotomia, kur truri operohej për të kuruar problemet e shëndetit mendor

Lobotomia, kur truri operohej për të kuruar problemet e shëndetit mendor

08:08, 19/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Psikiatria ka qenë gjithmonë një kapitull kompleks në historinë e mjekësisë. Që kur njeriu kuptoi se edhe mendja mund të sëmuret, metodat për trajtimin e çrregullimeve mendore nuk kanë qenë gjithmonë etike. Përkundrazi, deri në dekadat e fundit, historia është e mbushur me praktika që sot konsiderohen brutale dhe çnjerëzore.

Një prej tyre është lobotomia, një operacion që për dekada u mendua se shëronte disa çrregullime të psikikës si depresioni, çrregullimi bipolar, skizofrenia dhe çrregullimet e personalitetit.

Historia e një praktike shumë të debatueshme

Termi “lobotomi” u shfaq disa dekada pas lindjes së kësaj praktike, e cila në disa vende u përdor deri në vitet ’80. Historia e saj zgjat rreth një shekull dhe është quajtur me emra të ndryshëm deri pas viteve 1950, kur mori emrin me të cilin njihet sot.

Bëhet fjalë për një praktikë tepër të diskutueshme, për të mos thënë barbare, që u zhduk vetëm me futjen e barnave psikiatrike, të cilat zëvendësuan ndërhyrjen kirurgjikale në trajtimin e çrregullimeve mendore.

Si lindi ideja

Ideja fillestare daton që në fund të shekullit XIX, kur fiziologu Friedrich Golz vuri re se qentë e tij, pas dëmtimit aksidental të lobeve temporale, u bënë më pak agresivë. Kjo e shtyu të mendojë se ndërhyrja në zonat e trurit që lidhen me emocionet mund të kuronte disa patologji psikiatrike.

Operacioni i parë te një njeri u krye në vitin 1895 nga Gottlieb Burkhardt, drejtor i një spitali psikiatrik në Zvicër. Ai operoi gjashtë pacientë: dy prej tyre vdiqën pak ditë më vonë (njëri nga vetëvrasja), ndërsa dy të tjerë nuk patën përmirësimet e pritura. Komuniteti shkencor e kritikoi ashpër këtë metodë, megjithatë ndërhyrje të tilla vazhduan deri në vitet ’30. Kjo teknikë primitive quhej leukotomi.

Rikthimi i lobotomisë

Vetëm në vitin 1936 lobotomia u rikthye në përdorim më “të kontrolluar” nga Antonio Egas Moniz i Universitetit të Lisbonës, i cili më vonë fitoi Çmimin Nobel për Mjekësinë (1949). Ai përdori shpimin e kafkës në disa pika dhe shkatërrimin e substancës së bardhë të lobeve frontale me alkool.

Metoda e tij qetësonte pacientët agresivë dhe u përhap shpejt në botë. Shumë psikiatër e ndoqën këtë praktikë, duke e konsideruar zgjidhje efektive.

Freeman dhe përhapja masive

Personi që e përhapi gjerësisht teknikën deri në vitet ’80 ishte ëalter Freeman. Së bashku me James ë. ëatts ai zhvilloi lobotominë transorbitale, një metodë më e shpejtë që nuk kërkonte hapjen e kafkës. Freeman përdorte një instrument të ngjashëm me shpues akulli, të futur në tru përmes kanaleve të lotit të syrit. Ndërhyrja zgjaste vetëm disa minuta dhe shpesh kryhej pa anestezi.

Brenda një dekade, operacionet vjetore u rritën nga rreth 500 në 5000. Freeman udhëtonte nëpër SHBA duke kryer mijëra ndërhyrje, madje edhe para gazetarëve. Ndër pacientët ishte edhe 12-vjeçari Hoëard Dully, i cili fatmirësisht u përmirësua me kalimin e viteve.

Si funksiononte

Lobotomia konsistonte në prerjen kirurgjikale të një pjese të lidhjeve nervore në korteksin frontal të trurit, zonë e përfshirë në emocionet, motivimin, vlerësimin e rrezikut dhe sjelljen sociale. Për këtë arsye u konsiderua si burim i çrregullimeve mendore.

Metodat e hershme përfshinin hapjen e kafkës, ndërsa teknika e Freeman përdorte hyrjen përmes kanalit të lotit. Edhe pse më e shpejtë, ajo mbetej shumë e rrezikshme.

Pasojat shkatërruese

Sot lobotomia konsiderohet një nga faqet më të errëta të mjekësisë. Shumë pacientë vdisnin pak pas operacionit, ndërsa përfitimet reale ishin shumë të pakta.

Efektet anësore ishin të rënda: humbje emocionesh, rënie e spontanitetit, mungesë vetëdijeje dhe autokontrolli, si dhe kriza epileptike. Shumë pacientë humbnin iniciativën dhe aftësitë njohëse, duke shfaqur regres të theksuar mendor.

Raste të njohura

Mes dhjetëra mijëra ndërhyrjeve, disa raste mbetën të famshme:

• Rosemary Kennedy – motra e Presidentit amerikan John F. Kennedy iu nënshtrua lobotomisë në moshën 23-vjeçare dhe mbeti me pasoja të rënda për gjithë jetën.
• Evita Perón – sipas disa zbulimeve të mëvonshme, mund t’i jetë kryer lobotomi pak para vdekjes në vitin 1952.
• Josef Hassid – violinist i talentuar polak që vdiq pas komplikimeve nga një ndërhyrje e tillë.
• Frances Farmer – aktore e Hollyëood-it për të cilën u përhapën dyshime se iu nënshtrua lobotomisë gjatë shtrimit në spital psikiatrik.
• Ushtari Tritz – veteran i Luftës së Dytë Botërore që vuajti pasoja të rënda pas procedurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco