Dita Botërore e Shëndetit Mendor 2025: Trauma e krizave kërcënon miliona njerëzve

Dita Botërore e Shëndetit Mendor 2025: Trauma e krizave kërcënon miliona njerëzve

17:22, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot, më 10 tetor, shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, me temën e këtij viti të përqendruar tek shëndeti mendor në emergjenca humanitare. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thekson se shëndeti mendor është pjesë integrale e mirëqenies njerëzore dhe nuk mund të ketë shëndet të plotë pa mbështetje psikologjike dhe emocionale.

OBSH paralajmëron se luftërat, katastrofat natyrore dhe krizave të tjera humanitare prekin miliona njerëz çdo vit, duke shkaktuar stres të përkohshëm ose çrregullime të rënda si ankthi, depresioni dhe çrregullimi i stresit post-traumatik. Sipas organizatës, një në pesë persona që kanë përjetuar konflikte lufte gjatë dekadës së fundit vuajnë nga probleme serioze të shëndetit mendor.

Në situata emergjente, shpesh shërbimet e shëndetit mendor ndërpriten ose bëhen të paarritshme, duke e vështirësuar ofrimin e ndihmës për grupet më të prekshme, përfshirë gratë, të moshuarit dhe personat me çrregullime të rënda mendore. Për këtë arsye, OBSH apelon për përfshirjen e mbështetjes psikosociale në çdo strategji emergjente, nga vetëndihma komunitare deri te trajtimi klinik profesional.

Organizata nënvizon gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për punonjësit humanitarë që përballen me trauma në terren dhe rekomandon rritjen e kapaciteteve profesionale për të siguruar kujdes të qëndrueshëm për më të prekshmit. Sipas OBSH-së, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe planifikimi në kohë janë thelbësorë për të garantuar që kujdesi për shëndetin mendor të jetë i aksesueshëm për të gjithë, duke forcuar mesazhin se shëndeti mendor është themeli i mirëqenies globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco