Berberina, një përbërës bimor i përdorur prej shekujsh në mjekësinë tradicionale, i cili po shihet si alternativë natyrale ndaj ilaçeve moderne si Ozempic.
Ekspertët theksojnë se berberina nuk kufizohet vetëm tek ndikimi në rënien nga pesha, por ka edhe efekte të thella biologjike:
• Shkakton apoptozë (vetëshkatërrimin e qelizave të sëmura),
• Ndikon në ndalimin e ciklit qelizor,
• Aktivizon procesin e autofagjisë, i cili ndihmon në rigjenerimin e trupit,
• Redukton furnizimin me gjak të tumoreve, duke bllokuar përhapjen e tyre.
Shkencëtarët po e konsiderojnë këtë substancë si një armë të fuqishme natyrore që mbështet shëndetin metabolik, forcon imunitetin dhe ka potencial të madh kundër sëmundjeve kronike.
Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se përdorimi i saj duhet bërë gjithmonë me kujdes dhe nën këshillimin e specialistëve, pasi berberina ka një efekt të fortë biologjik dhe mund të ndërveprojë me ilaçe të tjera.
© SYRI.net