Një rregull i ri për mjekët e përgjithshëm po futet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një 27-vjeçare nuk u diagnostikua me kohë me kancer dhe humbi jetën.
Jessica Brady, e cila kontaktoi mjekun e saj më shumë se 20 herë në vitin 2020, u trajtua fillimisht për “covid të gjatë” dhe iu tha se ishte “shumë e re për kancer”. Ajo u diagnostikua me adenokarcinomë në fazë terminale vetëm tri javë para se të vdiste, pak para Krishtlindjeve.
Në nder të saj, Sistemi Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS) ka prezantuar “Rregullin e Jess”, i cili kërkon që mjekët të “mendojnë përsëri” pas tre vizitash të një pacienti me të njëjtat simptoma. Kjo nënkupton analiza shtesë, konsultim me kolegë ose dërgim te specialistët.
Ministri i Shëndetësisë, Wes Streeting, e quajti rastin e saj një “tragjedi të panevojshme” dhe theksoi se ky rregull do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të rrezikshme.
Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm pranoi se simptomat e kancerit shpesh ngatërrohen me sëmundje më të lehta, sidomos tek të rinjtë dhe komunitetet minoritare.
Familja e Jessica Brady shpreson që “trashëgimia e saj të shpëtojë jetë të tjera”, ndërsa Healthwatch England ka bërë thirrje që rregulli të zbatohet shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme.
Inspired by the legacy of Jess Brady, a new rule will help diagnose serious illnesses sooner.
— Department of Health and Social Care (@DHSCgovuk) September 23, 2025
Through Jess's Rule, GPs will rethink after three appointments, to treat patients who need care sooner and avoid preventable deaths.
Find out more:https://t.co/RyC989lYdB pic.twitter.com/A7BYhgU4hm
© SYRI.net