Një video që po qarkullon masivisht në rrjete sociale ka tronditur konsumatorët e sushi-t dhe salmonit. Përmes një mikroskopi, janë treguar larvat e parazitëve që, sipas ekspertëve, mund të gjenden në peshq të konsumuar të gjallë ose të tymosur.
Studimet shkencore tregojnë se deri në 90% të salmonit të egër mund të jetë i infektuar me parazitë si Anisakis një nematod i rrezikshëm që mund të depërtojë në mukozën e zorrëve dhe të shkaktojë:
• Alergji të forta
• Inflamacion të zorrëve
• Simptoma të ngjashme me sëmundjet autoimune
Salmoni i kultivuar nuk është më i sigurt: shpesh mbahet në kushte të mbushura me sëmundje, ushqehet me granula artificiale dhe trajtohet me pesticide për të vrarë parazitët dhe pleshtat e detit.
Ekspertët shprehen se nuk ka mënyrë për të shmangur ekspozimin ndaj parazitëve, pasi ato gjenden jo vetëm në peshk, por edhe në mish, perime, ujë, madje edhe te kafshët shtëpiake. Megjithatë, trajtimi termik i ushqimit (gatimi në temperatura të larta) është mënyra më e sigurt për t’i eliminuar.
A duhet të ndaloni së ngrëni sushi? Jo domosdoshmërisht. Por rekomandohet që konsumatorët të jenë të vetëdijshëm për rreziqet, të zgjedhin vende me standarde të larta higjiene dhe, kur është e mundur, të preferojnë peshkun e gatuar mbi atë të papërpunuar.
Ky debat ka ndezur rrjetin, duke ngritur pyetjen: A ja vlen shija e sushi-t përballë rrezikut të fshehur në pjatë?
© SYRI.net