Një test i ri salivar (me pështymë) i zhvilluar në Itali mund të sjellë revolucion në zbulimin e hershëm të tumorit orofaringeal të lidhur me virusin HPV (papillomavirusi njerëzor), një formë kanceri në rritje të ndjeshme sidomos te meshkujt e vendeve perëndimore.
Deri më tani, kërkimet ishin përqendruar kryesisht te lidhja mes HPV-së dhe kancerit të qafës së mitrës, por vitet e fundit është vërejtur një rritje shqetësuese e rasteve me tumor në orofaring të shkaktuara nga HPV, veçanërisht nga shtami 16, i njohur për potencialin e tij të lartë kancerogjen.
Sipas studiuesve të Institutit Europian të Onkologjisë (IEO) në Milano, rreth 80% e karcinomave orofaringeale sot lidhen me infeksionin nga HPV-ja.

Test i thjeshtë, pa dhimbje dhe shumë i saktë
Hulumtimi i publikuar në Journal of Medical Virology, i koordinuar nga IEO me mbështetjen e Fondacionit AIRC, tregon se një test i thjeshtë me pështymë mund të zbulojë praninë e virusit në zgavrën orale me shkallë të lartë ndjeshmërie dhe saktësie.
Si funksionon testi?
Pacienti bën gargare me një lëng të veçantë që mbledh qeliza nga mukozat orale dhe gjurmë të ADN-së virale. Më pas, kampionët analizohen për të zbuluar nëse është i pranishëm HPV-ja, veçanërisht shtami 16.
Studimi është testuar në 132 pacientë me tumor orofaringeal, dhe ka treguar se testi arrin të zbulojë ADN-në virale pa ndikuar nga faza e sëmundjes, që do të thotë se virusi mund të identifikohet edhe në fazat më të hershme, kur tumori nuk jep ende simptoma dhe nuk dallohet me metoda të tjera diagnostike.

Premtim për të ardhmen: parandalim dhe monitorim
Sipas Marta Tagliabue dhe Rita De Berardinis, autore të studimit:
âKy test nuk kĂ«rkon as gjilpĂ«ra dhe as tamponĂ«, prandaj ka njĂ« rrezik shumĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r gabime nĂ« marrjen e mostrave. NĂ« tĂ« ardhmen, mund tĂ« pĂ«rdoret edhe si mjet skanimi pĂ«r personat e shĂ«ndetshĂ«m nĂ« rrezik. PĂ«rdorimi i pĂ«shtymĂ«s hap njĂ« kapitull tĂ« ri nĂ« historinĂ« e tumoreve tĂ« shkaktuara nga HPV-ja.â
Përveç zbulimit të hershëm, në të ardhmen ky test mund të përdoret edhe për të monitoruar pacientët e trajtuar më parë, duke reduktuar rrezikun e rikthimit të sëmundjes dhe përmirësuar ndjeshëm rezultatet në trajtim.
Një hap i madh përpara në luftën kundër kancerit dhe një mundësi e re për diagnostikim të shpejtë, jo invaziv dhe efektiv.
© SYRI.net