E thotë ‘Fenomeni’ Ronaldo: Bota po shikonte Neymar, tani ai ka nevojë për psikolog

E thotë ‘Fenomeni’ Ronaldo: Bota po shikonte Neymar, tani ai ka nevojë për psikolog

13:28, 13/12/2022
A+ Aa A-

Ronaldo “Fenomeni” e di çfarë do të thotë të fitosh me Brazilin, por edhe të mos arrish atë objektivin madhor që pritet gjithmonë nga “seleçao” në një Kupë Bote.

Ai është i bindur se dështimi në Katar do të lërë shenjë te Neymar, edhe pse ka bindjen se ai do të kthehet në përfaqësuese.

“Neymar do të kthehet me dëshirën e zakonshme, me të njëjtën dëshirë. Por doja të përforcoja këtë nevojë për të monitoruar shëndetin mendor të sportistëve tanë. Unë e trajtoj atë në filmin tim. Është shumë e rëndësishme për ne që ta trajtojmë këtë çështje, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kupën e Botës, ku e gjithë bota po e shikon kombëtaren. Bota po shikonte Neymar.

Do të këshilloja të bënim një ndjekje psikologjike për t’i bërë ballë këtij presioni, i cili është jashtëzakonisht joproporcional për qenien njerëzore”, tha ai para gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco